Bota

Eksperti i çështjeve të Ballkanit: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza

Bieber më tej ka shkruar se në një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiç mund të vazhdojë duke përshkallëzuar tensionet, duke krijuar krizë të rreme.

28 Shkurt 2023, 09:45 Nga a.l
Eksperti i çështjeve të Ballkanit: Marrëveshja mes
Florian Bieber

KOSOVË-  Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka deklaruar se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza. Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mos-njohëse të BE-së dhe NATO-s.

Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiç bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtës i vetmi për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë)”, ka shkruar Bieber.

Bieber më tej ka shkruar se në një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiç mund të vazhdojë duke përshkallëzuar tensionet, duke krijuar krizë të rreme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. 

florian bieber

Sondazh

Poll