Politike

Kush e telefonoi Berishën? Kryedemokrati: Duam votë të lirë, nuk ndalojmë, ta harroni se mund të na bëni 'zile'

Berisha, para demokratëve, kërkoi që në protestën e organizuar nga PD-ja, të mos marrë asnjë telefonatë pasi ai ka për qëllim që të rikthejë votën e lirë me revolucion. Por nuk e zbuloi se kush ishte personi që e mori në telefon.

27 Shkurt 2023, 19:43 Nga k.m.
Kush e telefonoi Berishën? Kryedemokrati: Duam votë të lirë,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve 1,3 dhe 4 të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këto 9 vite vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë, duke përfshirë edhe votën, ndaj dha edhe një mesazh me kode. Berisha, para demokratëve, kërkoi që në protestën e organizuar nga PD-ja, të mos marrë asnjë telefonatë pasi ai ka për qëllim që të rikthejë votën e lirë me revolucion. Por nuk e zbuloi se kush ishte personi që e mori në telefon.

E dhëna e vetme që dha ishte se kishte të bënte me një "McGonigal me fund", duke shtuar dyshimet se mund t'i referohet ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

"Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë. Por ky qëllim realizohet kur ky vend mos të ketë më stabilitet deri në ditën që do të votojnë shqiptarët. Jemi ngritur në këmbë në kushtet më të vështirë. Të harroj kush se mund të na bjerë ne më zile. As nga McGonigali, me fustan apo fustan. Sepse ata që ishin parashikuar të ndihmonin shqiptarët kundër korrupsionit, u shndërruan në gjeneratorë të përbindshëm të korrupsionit në Shqipëri. Asnjë nuk e ka ndihmuar Shqipërinë sa e ka ndihmuar agjensia amerikane në projektin anti-korrupsion,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll