Bota

I shumëkërkuar nga Tajlanda/ Trafikanti i drogës ndryshon identietin, bën operacion plastik fytyrën, KAMUFLOHET si një person tjetër

Sawangjeng është arrestuar tre herë deri më tani.

27 Shkurt 2023, 17:50 Nga a.l
I shumëkërkuar nga Tajlanda/ Trafikanti i drogës ndryshon
Saharat Sawangjeng

TAJLANDË- Një trafikant droge tajlandeze iu nënshtrua disa operacioneve plastike në fytyrë për t'u dukur si një "korean i pashëm" dhe për t'iu shmangur ligjit. Mediat e huaja raportojnë se, Saharat Sawangjeng, i cili përdorte emrin e rremë Jimin Seong, u kap javën e kaluar në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës. Policia është vënë në kërkim të këtij 25-vjeçari prej tre muajsh. “Nuk ka më asnjë gjurmë të tipareve të tij origjinale”, shtuan ata. Ata e gjurmuan duke hetuar mbi shpërndarjen e ekstazisë tek shitësit dhe blerësit e tjerë në Bangkok.

“Korean i pashëm”, kështu e ka përshkruar në polici një nga dëshmitarët. Ai akuzohej për import të paligjshëm të lëndëve narkotike. Trafikanti, pranoi se kishte porositur MDMA  e njohur si ekstazi  përmes rrjetit të errët, duke përdorur kriptovaluta, tha policia javën e kaluar.

Sawangjeng është arrestuar tre herë deri më tani. Ai është arrestuar një herë, pasi akuzohej për sulm dhe policia i gjeti 290 pilula ekstazi dhe dy kilogramë lëndë narkotike në formë të lëngshme. Në atë moment ai arriti t'i shmangej burgut. Ai iu nënshtrua procedurave të gjera kirurgjikale për të mashtruar hetuesit. 

saharat sawangjeng

Sondazh

Poll