Bota

Petkoviç njoftim nga Brukseli: Pauzë pas takimit të Vuçiçit me zyrtarët evropianë, Kurti po shmang Asosacionin

Sipas Petkoviç, Kurti po përpiqet të shmangë formimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe.

27 Shkurt 2023, 17:30 Nga a.l
Petkoviç njoftim nga Brukseli: Pauzë pas takimit të
Petar Petkoviç

BRUKSEL- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka njoftuar nga takimi i Brukselit mes kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti dhe liderit serb Aleksandër Vuçiç se ka patur një ndërprerje pas bisedimeve dypalëshe të Vuçiçit me Lajçakun dhe Borellin. Sipas Petkoviç, Kurti po përpiqet të shmangë formimin e asosacionit të komunave me shumicë serbe, raporton media serbe kurir.rs. 

"Momentalisht ka një pauzë pas takimit dypalësh të Vuçiçit me Lajçakun dhe Boreljan. Ajo që është e rëndësishme të dinë qytetarët është se Kurti po ikën me të gjitha mënyrat dhe po përpiqet të shmangë formimin e ZSO-së me të gjitha marifetet. Në anën tjetër kemi presidentin Vuçiç që lufton deri në fund për të njëjtin formacion të ZSO-së', tha Petkoviç.

Shefi i diplomacisë së BE-së Borrell do të dalë me një konferencë për mediat ku do të informojë mbi përfundimet e arritura gjatë taikmit me kreun e qeverisë së Kosovës dhe liderit serb. Sipas planit, nëse nuk arrihet marrëveshje mes Vuçiçit dhe Kurtit, do të mbahen sërish takime dypalëshe të liderëve për përfaqësuesit evropianë.

petar petkoviç

Sondazh

Poll