Bota

I arrestuar në Hungari për krime lufte në Kosovë, serbi del para gjykatës më 1 Mars

Pas arrestimit, Ministria e Drejtësisë kishte dërguar kërkesë zyrtare për ekstradimin e këtij të dyshuari në Kosovë. Kështu kishte konfirmuar vetë Gjykata në Hungari.

27 Shkurt 2023, 16:56 Nga a.l
I arrestuar në Hungari për krime lufte në Kosovë, serbi del
Gjykata në Hungari

SERBI- Savo Stefranoviç, qytetari serb i arrestuar për krime lufte në Pejë, do të paraqitet para gjykatës më 1 mars. Në këtë seancë do të vendoset nëse ai do të ekstradohet në Kosovë sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, apo do të ketë ndonjë vendim tjetër. Lajmin për mbajtjen e kësaj seance e ka konfirmuar Gjykata e Budapestit në një përgjigje për gazetën Nacionale.

Me këtë ju njoftojmë se më 1 mars do të zhvillohet gjykimi për rastin e ekstradimit të një personi të dyshuar për krime lufte të kryera në Pejë në vitin 1999. Gjykimi do të fillojë në ora 8:30 në Gjykatën Metropolitane të Budapestit”, thuhet në përgjigjen për Nacionalen.

Savo Stefravnoçi, i arrestuar në Hungari para disa muajsh, dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në lagjen “Kristal” të Pejës. Urdhëresa ishte lëshuar edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Këtë e kishte konfirmuar kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj. Pas arrestimit, Ministria e Drejtësisë kishte dërguar kërkesë zyrtare për ekstradimin e këtij të dyshuari në Kosovë. Kështu kishte konfirmuar vetë Gjykata në Hungari.

savo stefranoviç

Sondazh

Poll