Bota

“I kam kërkuar falje”/ Profesori Petraq Milo zbardh telefonatën me kryeministrin e Malit të Zi: Abazoviç më telefonoi, më kërkoi falje!

Profesor Milo ka bërë me dije për "GazetaExpress" se është e vërtetë që kryeministri i Malit të Zi i ka kërkuar falje për dhunën që i është ushtruar nga një polic i kufirit, duke zbardhur edhe bisedën që ka bërë me të.

27 Shkurt 2023, 17:11 Nga k.m.
“I kam kërkuar falje”/ Profesori Petraq Milo zbardh
Dritan Abazoviç dhe Petraq Milo

PODGORICË-  Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar sot i ka kërkuar falje personalist përmes një telefonate profesorit të njohur shqiptar Petraq Milo, i cili u dhunua nga policët malazezë në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi. Profesor Milo ka bërë me dije për "GazetaExpress" se është e vërtetë që kryeministri i Malit të Zi i ka kërkuar falje për dhunën që i është ushtruar nga një polic i kufirit, duke zbardhur edhe bisedën që ka bërë me të.

“Po është e vërtetë ka pasur një telefontë këtë të premte. Më ka kërkuar falje dhe më ka thënë atë që ka thënë edhe sot në mbledhje qeverie që është përgënjeshtruar ajo që jam futur unë pa radhë, përkundrazi kam mbajtur radhë,”- tha Milo për Gazetën Express.

PJESË NGA PRONONCIMI:  

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar sot se iu ka kërkuar falje juve personalisht në lidhje me incidentin në kufirin mes Shqipërisë e Malit të Zi. A ka pasur një telefonatë nga Abazoviç?

Po është e vërtetë më ka telefonuar këtë të premte. Më ka kërkuar falje dhe më ka thënë atë që ka thënë edhe sot në mbledhje qeverie që është përgënjeshtruar ajo që jam futur unë pa radhë, përkundrazi kam mbajtur radhë. Konfirmoj se kryeministri i Malit të Zi më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar falje, gjithashtu më ka ftuar në Podgoricë për këtë falje publike që më ka bërë. Çështja është ndjekur në rrugë institucionale. Duke ndjekur këtë rrugë sigurisht që është kërkuar edhe falje publike për rastin tim.

Pas videos së publikuar ku përdoret dhunë ndaj Milos, është bërë me dije nga mediat malazeze se efektivët janë arrestuar dhe po hetohet ngjarja. Prokurori i Ulqinit urdhëroi policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin–Muriçan. Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka njoftuar se është duke u zhvilluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve të Drejtorisë së Policisë, si dhe procedura para Departamentit për Kontroll të Brendshëm të Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Milo ka rënë pre e dhunës së një punonjësi të doganës malazeze së bashku me familjen e tij mes pretendimeve se nuk kishte respektuar radhën në kufi. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan, afër Ulqinit.

dritan abazovic dhunohet petraq milo petraq milo

Sondazh

Poll