Bota

Spiunuan të afërmit! 16-vjeçarja egjiptiane publikon video pa shami në 'TikTok', babai e bën për spital

Vajza arriti t'i dërgonte një mesazh për ndihmë një miku që telefonoi 112. Vajza u transportua fillimisht në spital dhe më pas në një komunitet larg familjes.

27 Shkurt 2023, 16:53 Nga A.B
Spiunuan të afërmit! 16-vjeçarja egjiptiane publikon video pa
Foto Ilustruese

ITALI- Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me origjinë egjiptiane është dhunuar nga babai i saj dhe përfundoi në spital. Shkak u bë postimi i vajzës pa shaminë në TikTok. 

Disa anëtarë të familjes njoftuan prindin për videon e vajzës. Ajo është dhunuar me shuplaka dhe goditje në shpinë. Vajza arriti t'i dërgonte një mesazh për ndihmë një miku që telefonoi 112. Vajza u transportua fillimisht në spital dhe më pas në një komunitet larg familjes.

Babai, aktualisht është lënë i lirë ndërsa prokurori i Brescias po heton rastin.

Burimi: Tgcom24

dhunohet vajza ne itali itali

Sondazh

Poll