Sport

E BUJSHME! Kreu i VAR-it në Premier League do të japë dorëheqjen…

'The Athletic' avancon, se largimi i Neil Swarbrick, ka qenë në plane "prej disa kohësh"

27 Shkurt 2023, 14:27 Nga DOSJA
E BUJSHME! Kreu i VAR-it në Premier League do të japë

ANGLI - 'The Athletic' avancon, këtë të hënë, duke raportuar se Neil Swarbrick, kreu i VAR-it në Premier League, do të largohet së shpejti nga detyra.

Swarbrick, i cili deri në sezonin 2017/18 luante rolin e arbitrit kryesor, mori detyrat e tij aktuale në 2019/20 dhe që nga ajo kohë ka qenë objekt i shumë kritikave, pas disa vendimeve të diskutueshme.

57-vjeçari anglez u kritikua kohët e fundit kur, në barazimin midis West Ham dhe Chelsea (1-1), ku u shënua një gol nga João Félix, ai nuk njoftoi për një penallti për shkak të dorës së Soucek brenda zonës së ‘çekiçëve’.

Pavarësisht kësaj, ‘The Athletic’ thotë se largimi i Swarbrick mund të mos jetë i lidhur me polemikat e fundit, por se duhet të jetë një ndryshim që do të ishte planifikuar prej disa kohësh.

Duhet theksuar se ky është rasti i dytë i ngjashëm në kohët e fundit. Pak më shumë se një javë më parë, gjyqtari anglez Lee Mason u tërhoq nga detyrat e tij, si zyrtar i Premierligës pasi bëri një gabim në VAR gjatë duelit mes Arsenalit dhe Brentfordit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll