Bota

Vendosi t’i japë fund lidhjes jashtëmartesore, e pëson 40-vjeçarja, ish-i dashuri mesazh burrit të saj: Kam video erotike, do i publikoj

48-vjeçari, i martuar po ashtu, pas ndarjes nga e dashura, i ka dërguar mesazh edhe bashkëshortit të saj duke i treguar për aferën e tradhtisë, ndërsa i ka shantazhuar duke u thënë se shumë shpejt pamjet erotike do të jetë të publikuara online.

27 Shkurt 2023, 11:06 Nga I.A
Vendosi t’i japë fund lidhjes jashtëmartesore, e pëson
Foto Ilustruese

GREQI- Një lidhje jashtëmartesore dhe fundi i saj duket se i ka sjellë probleme të paimagjinueshme një 40-vjeçareje greke. Protothema shkruan se kjo e fundit ka marrë kërcënime të vazhdueshme nga ish-i dashuri, i cili i ka thënë se do t’i publikojë në rrjetet sociale një video me përmbajtje erotike.

48-vjeçari, i martuar po ashtu, pas ndarjes nga e dashura, i ka dërguar mesazh edhe bashkëshortit të saj duke i treguar për aferën e tradhtisë, ndërsa i ka shantazhuar duke u thënë se shumë shpejt pamjet erotike do të jetë të publikuara online. Po ashtu ajo ka thënë se ky i fundit e ka kërcënuar edhe më armë.

“Ky rast më ka krijuar shumë presion psikologjik dhe më ka ardhur tmerri të ekspozoj jetën time personale në internet. Kjo video, nëse ekziston, nuk është filmuar me pëlqimin tim. Madje ky njeri arriti deri aty sa më kërcënoi me karabinë që të mos ndaheshim”, tha ajo.

Makthi për 40-vjeçaren filloi në vitin 2021, ndërsa tashmë kjo histori ka marrë rrugën e drejtësisë. Nga ana tjetër, i akuzuari thotë se nuk kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk e ka kërcënuar, pasi nuk ka dashur as të prishë martesën e saj, por as të tijën.

kercenohet 40-vjeçarja ne greqi

Sondazh

Poll