Bota

Takimi Kurti-Vuçiç, eurodeputeti austriak: Është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë

Mandl përmes një postimi në Twitter ka shkruar se marrëveshja duhet të ketë edhe njohje dhe një të ardhme në paqe për dy vendet.

27 Shkurt 2023, 10:48 Nga I.A
Takimi Kurti-Vuçiç, eurodeputeti austriak: Është koha
Lukas Mandl

AUSTRI- Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. Mandl përmes një postimi në Twitter ka shkruar se marrëveshja duhet të ketë edhe njohje dhe një të ardhme në paqe për dy vendet.

“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas 1 viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që u zbulua globalisht, është koha për një marrëveshje që të hapë rrugën për pajtim, njohje dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Mandl.

lukas mandl dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll