Bota

Atentat në Prishtinë, burri u shpëton plumbave dhe shkon në polici: Qëlluan tre herë drejt meje

Gëzhojat janë gjetur dhe janë sekuestruar, por ende nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

27 Shkurt 2023, 09:53 Nga F.M
Atentat në Prishtinë, burri u shpëton plumbave dhe shkon në
Armë zjarri

PRISHTINË- Një burrë ka shkuar në polici për të denoncuar një atentat të cilit i ka shpëtuar tëpremten. Në njoftimin e policisë së Kosovës bëhet me dije se personi në fjalë është shprehur se drejt tij është qëlluar tre herë me armë zjarri, por që ai u ka shpëtuar plumbave.

Gëzhojat janë gjetur dhe janë sekuestruar, por ende nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi:

VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

atentat ne prishtine

Sondazh

Poll