Bota

Vlora Çitaku: Sot merr fund kauza e që Kurti erdhi në pushtet

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku shkruan se Kurti nënshkruan sot marrëveshjen për të cilën ai dhe partia e tij kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhur gaz lotsjellës.

27 Shkurt 2023, 10:03 Nga I.A
Vlora Çitaku: Sot merr fund kauza e që Kurti erdhi në pushtet
Vlora Çitaku

KOSOVË- Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç do të nënshkruhet zotimi për zbatimin e Asociacionit. Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku shkruan se Kurti nënshkruan sot marrëveshjen për të cilën ai dhe partia e tij kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhur gaz lotsjellës.

Postimi i Plotë:

Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit.

vlora Çitaku dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll