Bota

S'ka qetësi në Turqi, një tjetër tërmet godet vendin (Të dhënat)

Kjo është lëkundja e disatë që trondit Turqinë pas tërmetit tragjik që la pas 50 mijë të vdekur në Turqi e Siri.

27 Shkurt 2023, 10:19 Nga F.M
S'ka qetësi në Turqi, një tjetër tërmet godet
Tërmet në Turqi

TURQI- Një tjetër tërmet ka tronditur Turqinë. Mediat turke shkruajnë se bëhet fjalë për lëkundjen me magnitudë 5.6 gradë të shkallës rihter. Epiqendra e kësaj lëkundjeje mësohet të ketë qenë në Malatya. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Pritet të ketë njoftim zyrtar nga autoritetet. 

Kjo është lëkundja e disatë që trondit Turqinë pas tërmetit tragjik që la pas 50 mijë të vdekur në Turqi e Siri.

Aktualisht më shumë se 600 njerëz po hetohen në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës. 184 persona u vunë në pranga përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave.

termet ne turqi

Sondazh

Poll