Aktualitet

Aksident në Pogradec, automjeti përplas këmbësoren 45-vjeçare

E plagosura është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit në komisariat. 

27 Shkurt 2023, 07:47 Nga F.M
Aksident në Pogradec, automjeti përplas këmbësoren
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një 45-vjeçare me inicialet M.M., ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në në lagjen nr. 4, Pogradec, rreth orës 07:15. Automjeti tip “Benz” me drejtues N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren, M. M., rreth 45 vjeçe. Kjo e fundit është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit në komisariat. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll