Aktualitet

Aksident, makina përplas për vdekje këmbësorin në Cërrik

I aksidentuari ka ndërruar jetë në ambulancë gjatë transportit për në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.

26 Shkurt 2023, 23:33 Nga k.m.



CËRRIK
- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Cërrik. 41-vjeçari me iniciale O.H. ka përplasur me mjetin e tij një këmbësor, N.B. 33 vjeç. I aksidentuari ka ndërruar jetë në ambulancë gjatë transportit për në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)

Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne cerrik

Sondazh

Poll