Bota

Studenti vret punëtoren e seksit pasi kuptoi se ishte transgjinore

Hector Enrique Valencia, 23 vjeç, doli në gjyq në Gjykatën e Lartë të NSW për vrasjen e saj në fillim të këtij muaji.

27 Shkurt 2023, 09:11 Nga I.A
Studenti vret punëtoren e seksit pasi kuptoi se ishte transgjinore
Kimberley McRae

AUSTRALI- Një adoleshent goditi për vdekje një prostitutë pasi mësoi se ajo në të vërtetë ishte transseksual. Dailymail ka publikuar imazhet e fundit të punëtores së seksit Kimberley McRae para vdekjes së saj në duart e një studenti biznesi kolumbian.

Trupi i McRae i dekompozuar u gjet brenda banesës së saj në Coogee, kur një i afërm kontaktoi agjentin e saj të pasurive të paluajtshme për frikën se asaj mund ti kishte ndodhur diçka. Hector Enrique Valencia, 23 vjeç, doli në gjyq në Gjykatën e Lartë të NSW për vrasjen e saj në fillim të këtij muaji.

Ai pranoi se e goditi me grusht 69-vjeçaren dhe gjatë një sherri i vendosi një kordon në qafë derisa ajo ndaloi së lëvizuri, duke thënë më vonë në gjyqin e tij se 'ndoshta' e pa atë të vdiste. Gjatë dëshmisë së tij, Valencia tha se ishte mërzitur pasi mësoi se McRae ishte transgjinore dhe e goditi atë me grusht në fytyrë dhe stomak, duke inicuar grindjen fatale që çoi në vdekjen e saj.

kimberley mcrae hector enrique valencia

Sondazh

Poll