26 Shkurt 2023, 22:49
Nga k.m.
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara përshëndetën angazhimin izraelit dhe të palës palestineze për të ulur tensionet dhe parandaluar dhunën e mëtejshme. Përmes një deklarate, këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha se "ne e pranojmë se takimi ishte një pikë nisjeje dhe se ka shumë punë për të bërë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë si për izraelitët dhe palestinezët”.
Gjatë një takimi të dielën, në Jordani mes zyrtarëve izraelitë dhe atyre palestinezë, Izraeli u zotua të ndalë autorizimin për vendbanime të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor për gjashtë muaj. Palët u zotuan të ulin tensionet mes tyre.
Në një deklaratë të përbashkët në fund të një takimi në qytetin Akaba, zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se do të bashkëpunonin nga afër për të parandaluar "dhunën e mëtejshme" dhe "riafirmuan domosdoshmërinë e angazhimit për të ulur tensionet në terren".
Vendi pritës Jordania, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, e konsideruan "këtë mirëkuptim si përparim të madh drejt rivendosjes dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy palëve", thuhet në deklaratë.
Në takim ishte edhe këshilltari i Presidentit Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk.
Takimi u mbajt ndërsa po rritej shqetësimi për përshkallëzim të tensioneve në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit që fillon në fund të marsit. Fraksionet palestineze, përfshirë grupin Hamas, i cili kontrollon Rripin e Gazës, dënuan pjesëmarrjen e palës palestineze në takim./VOA
izrael
Bota
26 Shkurt 2023, 22:03
k.m.
Foto ilustruese
PORTO MARGHERA- Kur dielli perëndon në Porto Marghera, Stella vendos rimel, merr çantën e saj dhe shkon drejt oxhaqev...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:57
k.m.
Shaip Kamberi
SHBA- Një delegacion shqiptarësh nga Lugina e Preshevës do të qëndrojnë prej nesër për vizitë z...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:50
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- “Pandemia e koronavirusit ka shumë të ngjarë të ketë lindur nga një rrjedhje laboratorike.”...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:37
k.m.
Pamje nga muzeu
HOLANDË- Artefakte të çmuara janë gjendur nën arkitekturën shekullore të Amsterdamit. Bëhet ...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:25
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Sytë e tyre janë të mbushur me tmerr, shikimi i tyre duket sikur ka humbur në hapësirë. Të ...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:21
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Mjekja e urgjencës Laura De Paoli përshkroi gjetjen e një fëmije tjetër të vdekur, sot në Itali.&...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:25
k.m.
William Burns
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, drejtori i CIA-s William Burns tha të dielën se Presidenti ru...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:15
k.m.
Recep Taip Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç
STAMBOLL- Një ditë para takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ku ...
Bota
26 Shkurt 2023, 21:12
k.m.
Volodymyr Zelenskyy dhe Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, V...
Bota
26 Shkurt 2023, 20:22
k.m.
Foto ilustruese
BJELLORUSI- Në Bjellorusi, të dielën pasdite, tre shpërthime ndodhën në aeroportin ushtarak Machulishchi, e c...