Bota

“Kishte kufoma që pluskonin gjithandej”, mjekja rrëfen tmerrin nga përmbytja e anijes në brigjet e Italisë

Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave mund të rritet në më shumë se 100.

26 Shkurt 2023, 21:21 Nga k.m.
“Kishte kufoma që pluskonin gjithandej”, mjekja rrëfen
Foto ilustruese

ITALI- Mjekja e urgjencës Laura De Paoli përshkroi gjetjen e një fëmije tjetër të vdekur, sot në Itali. Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave mund të rritet në më shumë se 100.

"Kur arritëm në pikën e mbytjes së anijes, pamë kufoma që pluskonin gjithandej dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krah një fëmijë. Fatkeqësisht, i vogli kishte vdekur,"- tha ajo për ANSA.

Numri i emigrantëve që vdiqën mëngjesin e sotëm në Cutro ka shkuar në 59 pasi anija me të cilën po shkonin drejt Italisë u nda në dysh, por parashikohet se mund të shkojë edhe më shumë se 100. Mes viktimave të konfirmuara janë 14 të mitur, mes tyre edhe një foshnje, vetëm disa muajshe.

mbyten emigrantet ne itali

Sondazh

Poll