Bota

Shpërthim në aeroportin ushtarak afër MINSK; ukrainasit sulmuan me dronë bazën ushtarake dhe avionët rusë?! Bjellorusia hesht

Mediat opozitare bjelloruse po për këtë sulm. Deri më tani nuk ka asnjë informacion të besueshëm se çfarë ka ndodhur saktësisht, por supozohet se droni ka tentuar të dëmtojë avionët A-50 të Forcave Ajrore Ruse.

26 Shkurt 2023, 20:22 Nga k.m.
Shpërthim në aeroportin ushtarak afër MINSK; ukrainasit sulmuan
Foto ilustruese

BJELLORUSI- Në Bjellorusi, të dielën pasdite, tre shpërthime ndodhën në aeroportin ushtarak Machulishchi, e cila është edhe baza komanduese e Forcave Ajrore Bjelloruse, ku ndodhen aeroplanët e zbulimit A-50 U të Forcave Ajrore Ruse.

Mediat opozitare bjelloruse po për këtë sulm. Deri më tani nuk ka asnjë informacion të besueshëm se çfarë ka ndodhur saktësisht, por supozohet se droni ka tentuar të dëmtojë avionët A-50 të Forcave Ajrore Ruse.

Po kështu, kanalet e Telegramit ukrainas thonë se ka pasur të shtëna në kufirin e Ukrainës dhe Bjellorusisë dhe se një pjesëtar i rojes kufitare është vrarë. Të shtënat kanë ndodhur dje, të shtunën rreth orës pesë të mëngjesit. I ndjeri ishte anëtar i Volyn TO.

Për momentin, të gjitha informacionet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

bjellorusi

Sondazh

Poll