Bota

Kurti u financon udhëtimin, përfaqësuesit e Luginës nga nesër qëndrojnë në Uashington

Të premten, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington.

26 Shkurt 2023, 21:57 Nga k.m.
Kurti u financon udhëtimin, përfaqësuesit e Luginës nga
Shaip Kamberi

SHBA- Një delegacion shqiptarësh nga Lugina e Preshevës do të qëndrojnë prej nesër për vizitë zyrtare në Uashington. Të premten, Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington.

Në këtë vizitë përveç deputetit të Kuvendit serb, Shaip Kamberit do të marrin pjesë edhe Ardita Sinani e Ragmi Mustafa, Flora Ferati, Nagip Arifi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës shpesh kanë kërkuar që çështja e tyre të trajtohet në dialogun Kosovë-Serbi.

POSTIMI I PLOTË:

shaip kamberi

Sondazh

Poll