Bota

Para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç konsultohet me Erdoganin

Lajmin e ka bërë me dije vetëm presidenti serb, i cili ka bërë me dije se të dy kanë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale, rajonale dhe globale.

26 Shkurt 2023, 21:15 Nga k.m.
Para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel,
Recep Taip Erdogan dhe Aleksandër Vuçiç

STAMBOLL- Një ditë para takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ku pritet të diskutohet plani franko-gjerman, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është konsultuar me homologun e tij turk, Recep Taip Erdogan. Lajmin e ka bërë me dije vetëm presidenti serb, i cili ka bërë me dije se të dy kanë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale, rajonale dhe globale.

“Ne ramë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe se do të japim një kontribut të fuqishëm në stabilitetin rajonal përmes forcimit të marrëdhënieve serbo-turke,”- thuhet në njoftim.

Nesër, më 27 shkurt do të ketë takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

recep taip erdogan aleksander vucic

Sondazh

Poll