Bota

FOTOLAJM- Ngushëllimet për Maurizio Costanzon, Maria De Filippi pranon ngushëllimet, e shoqëron djali i adoptuar

Përveç personaliteteve të shumta nga bota e argëtimit, nga Fiorello te Alessandro Preziosi dhe atyre të politikës, si Giorgia Meloni dhe Giuseppe Conte, edhe njerëzit e thjeshtë që për kaq shumë vite e kanë ndjekur me dashuri gazetarin dhe programet e tij televizive donin t'i jepnin ngushëllimet e tyre Maria De Filippi-t. 

26 Shkurt 2023, 17:55 Nga k.m.
FOTOLAJM- Ngushëllimet për Maurizio Costanzon, Maria De Filippi pranon
Gabriele dhe Maria De Filippi

ITALI- Maria De Filippi shtrëngoi duart me shumë njerëz që u dyndën për t'i dhënë lamtumirën e fundit Maurizio Costanzos, i cili ndërroi jetë në 24 shkurt. Me shikimin e fshehur nga syzet e diellit, prezantuesja përshëndeti me emocion njerëzit e thjeshtë dhe personazhet e botës së televizonit.

Përveç personaliteteve të shumta nga bota e argëtimit, nga Fiorello te Alessandro Preziosi dhe atyre të politikës, si Giorgia Meloni dhe Giuseppe Conte, edhe njerëzit e thjeshtë që për kaq shumë vite e kanë ndjekur me dashuri gazetarin dhe programet e tij televizive donin t'i jepnin ngushëllimet e tyre Maria De Filippi-t. 

Në shtëpinë funerale, pranë Maria De Filippi ishte edhe Gabriele, djali i birësuar i çiftit. Të dy, të ulur pranë njëri-tjetrit dhe me duart e ndërthurura, janë fotografuar në një moment emocioni. Mëngjesin e së shtunës për të pritur arkivolin ishin dy djemtë e gazetarit të ndjerë, regjisori Saverio Costanzo me të motrën Camillën. 

Shumë nga njerëzit që shkuan në morg depozituan lule, dhurata dhe letra: sende të vogla që dëshmojnë për një dashuri të madhe. Funerali, i organizuar nga Ministria e Kulturës, do të mbahet të hënën më 27 shkurt në orën 15:00 në Kishën e Artistëve, në Piazza del Popolo.

gabriele costanzo maria de filippi

Sondazh

Poll