Bota

E rëndë në Iran, pushteti helmon me gaz vajzat për të mbyllur shkollat, prindërit në protestë

Sipas raporteve, dhjetëra vajza të vogla deri në 10 vjeç u helmuan pasi ato dhe familjet e tyre në qytetin Qom, 150 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, nuk pranuan "rekomandimet" e figurave të komunitetit islamik lokal për t'u larguar nga shkolla dhe të qëndronin në shtëpitë e tyre.

26 Shkurt 2023, 18:57 Nga k.m.
E rëndë në Iran, pushteti helmon me gaz vajzat për të
Foto ilustruese

IRAN- Dhjetëra vajza adoleshente janë helmuar nga zyrtarë të qeverisë iraniane pasi ato refuzuan t'i nënshtroheshin ligjeve të shtetit teokratik dhe të largoheshin nga shkolla e tyre, për të cilat islamistët vendas duan të mbyllen. Çështja ka që nëntorin e kaluar që po diskutohet, por sot vajzat u helmuan me gaz kmik. 

Sipas raporteve, dhjetëra vajza të vogla deri në 10 vjeç u helmuan pasi ato dhe familjet e tyre në qytetin Qom, 150 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, nuk pranuan "rekomandimet" e figurave të komunitetit islamik lokal për t'u larguar nga shkolla dhe të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Më 14 shkurt, pas incidentit të fundit të helmimit në një shkollë lokale për vajza, prindër të zemëruar u mblodhën jashtë zyrës së qeverisjes së qytetit, duke kërkuar një shpjegim të menjëhershëm nga autoritetet lokale, duke i akuzuar për vrasjen e fëmijëve të tyre që thjesht duan të arsimohen.

Ministria e Arsimit e Iranit, pas presioneve të forta, ka lëshuar një deklaratë në të cilën pranon se fëmijët janë helmuar dhe se po zhvillohen hetime për të zbuluar se si ndodhi ky akt i urryer dhe se kush e urdhëroi atë. Vihet re se në bazë të informacioneve të publikuara nga mediat iraniane, vajzat fatkeq ejanë helmuar me një kimikat të përdorur vetëm nga ushtria. Qyteti i Qomit konsiderohet si një nga qytetet e shenjta të Iranit pasi është selia e studimeve teologjike dhe selia e përhershme nga e cila vijnë Ajatollahët, klerikët suprem që kanë udhëhequr vendin për dekada.

iran

Sondazh

Poll