Aktualitet

Banorët e Bërxullës: Ky shtet punon për vete, Balluku shkruan, motra e saj vulos te KPK

Një nga banoret në protestë ka folur me neopozitëm, duke deklaruar se motra e Belinda Ballukut është emëruar si kryetare e Komisionit të Vetingut, falë ministres

26 Shkurt 2023, 12:43 Nga I.A
Banorët e Bërxullës: Ky shtet punon për vete, Balluku
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë vazhduar protestën ditën e sotme për projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Një nga banoret në protestë ka folur me neopozitëm, duke deklaruar se motra e Belinda Ballukut është emëruar si kryetare e Komisionit të Vetingut, falë ministres. Ajo tha se ky shtet punon për vetën.

Ajo u shpreh se Balluku ha biftek me faturë 1 mln lekë, ndërsa përmendi edhe darkën e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, që ka kushtuar 10 mln lekë.

“Atje e ka motrën Belinda Balluku, njëra shkruan tjetra vulos. Belinda shkruan, ajo i vulos atje te SPAK-u. Kanë ikur në drejtim të paditur të gjithë. Ky shtet punon për vete, i kanë bërë ligjet vetëm për vetaBelinda Balluku do 1 milion leke të hajë një byftek, Rama do 10 milione lekë për të ngrënë një drekë, ndërsa ne s’kemi bukë të hamë, vetëm me ilaçe”, u shpreh banorja.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll