Aktualitet

Terrorizoi këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve me manovra të rrezikshme, arrestohet i dehur në timon kamionisti shqiptar

Sipas informacioneve, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe fatkeqësisht ka rënë në një bllok trafiku.

26 Shkurt 2023, 12:37 Nga I.A
Terrorizoi këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve me manovra të
Foto Ilustruese

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Volos, ku protagonist është bërë një shqiptar. diaforetiko shkruan se një shofer kamioni 45-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka bërë manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke shkaktuar terror tek këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Sipas informacioneve, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe fatkeqësisht ka rënë në një bllok trafiku. I dehuri nuk ka pranuar kontrollin e policisë, ndërsa ka kundërshtuar urdhrin për të bërë testin e alkoolit. Tashmë ai ndodhet pas hekurave

arrestohet 45-vjeçar shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll