Sport

“Ato para, nuk vinin në shtëpi”, ish-gruaja e Negreirës flet për skandalin e pagesave të Barcelonës…

“Nëse ai nuk do të kishte ‘as’ nën mëngë, ai nuk do të dërgonte një burofax kërcënues”,- përfundon ish-gruaja e Negreiras.

26 Shkurt 2023, 10:56 Nga DOSJA
“Ato para, nuk vinin në shtëpi”, ish-gruaja e

SPANJE - Pak nga pak, shumë detaje të ‘rastit Negreira’, po bëhen të ditura rreth skandalit të Barcelonës mbi pagesat ndaj ish-gjyqtarit dhe ish-zv.presidentin e gjyqtarëve spanjolë, Enriquez Negreira.

Në mesin e atyre që kanë dalë kohët e fundit, bien në sy deklarata e María Luisa Romero, e cila ishte bashkëshortja e Enriquez Negreira për dekada.

“Nëse i merrte ato shuma parash, ato nuk vinin në shtëpi. Kur kishte para, i përpinte”,- ka thënë fillimisht Maria Luisa për ‘OK Diario’. “Ka qenë shpërdorues, por ka qenë edhe shumë i dobishëm. Duhet ta kishte ndihmuar veten”.

Marrëdhënia mes të dyve, Enriquez dhe Maria Luisas, nuk ishte më e mira. “Ai kurrë nuk më tha asgjë që bënte, jetonte i lirë pa i dhënë shpjegime askujt”.

Gruaja beson gjithashtu se burri i saj do të kishte ndonjë document për derisa e ka kërcënuar Barcelonën. “Nëse ai nuk do të kishte ‘as’ nën mëngë, ai nuk do të dërgonte një burofax kërcënues”,- përfundoi ish-gruaja e Negreiras.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll