Sport

Messi dhe Mbappe përballë Marseille, më tepër se një klasike për PSG-në...

Përplasja kundër Olympique Marseille është një gur i mirë prove për PSG-në, e cila në pak më shumë se një javë, ka provën më të rëndësishme të sezonit, ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich për Champions League

26 Shkurt 2023, 08:43 Nga DOSJA
Messi dhe Mbappe përballë Marseille, më tepër se një

FRANCE - Marseille është gjithmonë në pritje të një PSG, që po luan shumë më tepër se një klasike sonte kundër Olympique (20:45). Me skuadrën e Igor Tudor vetëm pesë pikë larg, kampionët e Parisit nuk mund të humbasin, nëse nuk duan të gjenden gjithashtu në litarë në ligë: "Unë nuk jam duke kërkuar për hakmarrje,"- tha Christophe Galtier të premten , i pyetur nga disa gazetarë, pasi u eliminuan së fundmi nga Kupa e Francës në Vélodrome.

Përplasja kundër Marseilles është një gur i mirë prove për PSG-në, e cila në pak më shumë se një javë, ka provën më të rëndësishme të sezonit. Dalja me një rezultat të mirë nga klasikja, dhe mbi të gjitha me një imazh të mirë, mund të shërbejë për të frikësuar një Bayern Munich që do të vëzhgojë nga distanca nëse skuadra pariziane ka rikuperuar apo jo karakterin konkurrues, që zbuloi javën e kaluar në rikthimin ndaj atë Lille.

Christophe Galtier nuk e ka në dispozicion Achrafin, pasi dje nuk ka mundur të stërvitet me bashkëlojtarët për shkak të një problemi muskulor. Me mbylljen e ndeshjes së Champions League, rekomandimi i departamentit mjekësor ishte që të mos rrezikohej.  Neymar, me një ndrydhje, gjithashtu nuk do të përballet me Olympique, që vjen në këtë klasike i stimuluar nga fitorja e jashtëzakonshme ndaj PSG-së në Kupë dhe me iluzionin e konkurrencës në ligë.

Ashtu siç ka ndodhur prej kohësh, nuk do të ketë tifozë të klubit nga kryeqyteti që do të udhëtojnë drejt Marsejës për të shoqëruar skuadrën. Atyre u ndalohet ta bëjnë këtë për arsye sigurie: “Mos dështoni më”,- ishte mesazhi që radikalët transferuan në dhomat e zhveshjes të premten e kaluar në Parc de Prínces në seancën stërvitore me dyer të hapura. Kundër Olympique nuk janë vetëm pikët që kanë rëndësi. Gjithashtu personaliteti. Një stërvitje interesante para Bayernit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll