Sport

Mitiku ‘Wembley’, skena e Carabao Cup: Manchester United përballë Newcastle!...

Këtë të dielë, në orën 17.30, do të luhet finalja e edicionit të 63-të të Kupës së Ligës së Anglisë, e quajtur Carabao Cup.

26 Shkurt 2023, 10:35 Nga DOSJA

Mitiku ‘Wembley’, skena e Carabao Cup: Manchester United

ANGLI - Në mitikun ‘Wembley’ sot të dorëzohet një trofe. Këtë të dielë, në orën 17.30, do të luhet finalja e edicionit të 63-të të Kupës së Ligës së Anglisë, e quajtur Carabao Cup. Manchester United kërkon suksesin e 6-të të historisë në këtë kompeticion, përballë Newcastle, që rikthehet në këtë finale pas plot 47 vitesh.

Për bookmakersat anglezë Manchester United - Newcastle paralajmërohet si një finale ku nuk do të shënohet një numër i madh golash. Përballen dy skuadra solide, veçanërisht bardhezinjtë që në Premier League mund të krenohen me mbrojtjen më të mirë, me vetëm 15 gola të pësuar. Në kampionat sfida mes tyre, e luajtur në tetorin e kaluar, përfundoi me rrjeta të paprekura.

Gjithsesi Manchester United padyshim që parashikohet si skuadra favorite, pasi ‘Djajtë e Kuq’ arrijnë për të 10 herë në finalen e Kupës së Ligës, ku 5 herë kanë fituar, herën e fundit me Mourinhon në stol. Sakaq për Newcastle janë dashur plot 47 vite pritje për të arritur këtu, pasi në finalen e vetme të Kupës së Ligës në 1976, kanë humbur përballë Manchester Cityt.

Manchester United - Newcastle përballen për herë të 118-të në historinë e tyre. Një bilanc i çekuilibruar me 63 fitore të ‘Djajve të Kuq’, 34 barazime dhe vetëm 20 fitore për Magpies.

Mitiku ‘Wembley’, skena e Carabao Cup: Manchester United

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll