Sport

Guillermo Ochoa bëhet pjesë marketingu, si Ronaldinho, Iván Zamorano dhe Roberto Carlos te “Vera e Kampionëve”…

Imazhi i Guillermo Ochoa do të shfaqet në një verë "Primitivo Cabernet", e cila ka një aromë të butë frutash, me aciditet të ekuilibruar

25 Shkurt 2023, 08:06 Nga DOSJA

Guillermo Ochoa bëhet  pjesë marketingu, si Ronaldinho, Iván

ITALI - Guillermo Ochoas po i ecin mirë punët në Itali. Me Salernitana ai u bë një figurë që në ndeshjen e pare, ku u dallua për paraqitjet e tij të shkëlqyera, që e vendosën atë në qendër të vëmendjes italiane, aq sa biznesmeni Fabio Cordella e ftoi ta bënte pjesë të marketingut të një verë në kompaninë e tij e quajtur: "Vera e Kampionëve”.

Cordella është një ish-futbollist italian, në Serie A ka marrë pjesë me Regina, por karriera e tij kaloi pa dhimbje dhe pa lavdi. Por suksesin ai e gjeti si sipërmarrës vere. Cordella iu afrua figurave, si Ronaldinho, Roberto Carlos, Wesley Snider, Iván Zamorano, Julio César ndër të tjera. Gjithashtu, ai u pa një herë teksa pinte verë edhe me Diego Armando Maradonan.

Imazhi i Guillermo Ochoa do të shfaqet në një verë "Primitivo Cabernet", e cila ka një aromë të butë frutash, me aciditet të ekuilibruar. Rekomandohet me mish të pjekur në skarë dhe makarona kremoze.

Guillermo Ochoa bëhet  pjesë marketingu, si Ronaldinho, Iván

“Vera e Kampionëve” ka një prestigj të madh. Kjo markë mbështetet nga disa futbollistë, të cilëve u bashkohet edhe Guillermo Ochoa. Përshkrimi dhe puna që është bërë, është përshkruar në faqen e Fabio Cordella.

"Fabio i ka bërë homazh koleksionit të tij “Vera e Kampionëve”, duke përsosur me përpikëri verën e tij familjare, për më shumë se 100 vjet. I pastër, me trup të plotë, i gjithanshëm dhe i mbushur me eufori, është si të shijoni një moment në kohë të shkuar, por jo të harruar”. “Është si të shijoni një lojë futbolli të dikurshme, në një gotë”, ka komentuar dikur Ronaldinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll