Politike

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Banda e tyre kapte biznesmenët me listë për t’i gjobitur! Rama shëtit si fantazmë, ka frikë e është i tmerruar të vijë në parlament

Ai shtoi se çdo demokrat duhet të ngrihet dhe të protestojë kundër çdo lëvizjeje të Ramës, deri në rrëzimin e tij. 

24 Shkurt 2023, 18:45 Nga F.M
Dosja “McGonigal”/ Berisha: Banda e tyre kapte biznesmenët me
Sali Berisha

BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. I pranishëm në Bulqizë, Berisha tha se kryeministri Edi Rama e ish-agjenti kanë gjobitur biznesmenët një nga një. Ai shtoi se çdo demokrat duhet të ngrihet dhe të protestojë kundër çdo lëvizjeje të Ramës, deri në rrëzimin e tij. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të ngrihemi, me të gjithë forcën tonë, të mos përkulemi para asnjë personi. Frikë kanë ata nga ne, frikë kanë hajdutët nga ju, frikë ka Edi Rama, tmerr ka Edi Rama. Nuk vjen dot në parlament, nuk shkon dot në qeveri, shëtit si fantazmë, sepse ka kryer aktet më armiqësore, më anti demokratike, më antikushtetuese. A mundet një njeri, një shqiptar t’i futë thikën, të korruptojë kryezbuluesin e SHBA. Kush e bën atë? Ju e patë se si banda e tyre kapte biznesmenët me listë për ti gjobitur në emër të Edi Ramës. Koha është të ulemi me çdo shqiptar, me çdo socialist. Nuk është kjo një lëvizje për demokratët, është një lëvizje për shqiptarët, ku jeni thirrur ju demokratë e demokratë, që i besojnë këtij vendi dhe që duhet ti japin një krah, ta ndalojnë nga rrokullisja, duhet ta shohin sërish në këmbë. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2023, 17:21

Sa vlen ari i Zogut?

Floriri TIRANË- Floriri ka një vlerë materjale dhe një vlerë mistike dhe kjo e fundit shërben mirë për propagand&e...