Politike

Berisha: Pasuria më e madhe e shqiptarëve ndodhet në Martanesh, por e marrin oligarkët që paguajnë ryshfetin

Vendasit, sipas Beroshës, nuk e gëzojnë dot këtë pasuri.

24 Shkurt 2023, 18:23 Nga F.M
Berisha: Pasuria më e madhe e shqiptarëve ndodhet në Martanesh,
Sali Berisha

BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar biznesin e kromit në Martanesh. I ndodhur në Bulqizë, Berisha tha se aty ndodhet pasuria më e madhe e Shqipërisë, por që vendasit nuk e gëzojnë dot. Ai shtoi se gjithçka është në duart e oligarkëve që paguajnë 'ryshfet' pranë qeverisë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Nëse i hidhni sytë sot Shqipërisë, u them unë ju pasuria më e madhe e shqiptarëve përsëri ndodhet në Bulqizë edhe pse janë nxjerrë miliona e miliona ton krom. Ndodhet në Bulqizë, në Martanesh. Hidhni sytë këto vite, sikur dilni nga një luftë. Rrugë të shkatërruara, qendra shëndetësore, shkolla të mbyllura. Koha ka ndaluar për ju njerëz punëtorë, të mençur me intelektualë të fuqishëm, me potenciale të mëdha, sepse edhe rentën e hoqi. Sepse oligarkët i paguan atij ryshfetin, ua hoqi edhe rentën që duhet ta përfitonit me ligj për qytetin tuaj, për infrastrukturën tuaj.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2023, 17:21

Sa vlen ari i Zogut?

Floriri TIRANË- Floriri ka një vlerë materjale dhe një vlerë mistike dhe kjo e fundit shërben mirë për propagand&e...