Politike

Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Berisha u shpreh se Durim Fiku që është përzgjedhur për Peshkopinë është një kandidat që ka dalë me votat e vetë demokratëve. 

24 Shkurt 2023, 18:07 Nga F.M
Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit
Sali Berisha

BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar sot në Bulqizë. Në fjalën e mbajtur para demokratëve, ai tha se PD-ja ka zgjedhur kandidatë të shkëlqyer për zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha u shpreh se Durim Fiku që është përzgjedhur për Peshkopinë është një kandidat që ka dalë me votat e vetë demokratëve. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktorinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve. Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush. Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve. Miqtë e mi! Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 24 Shkurt 2023, 17:21

Sa vlen ari i Zogut?

Floriri TIRANË- Floriri ka një vlerë materjale dhe një vlerë mistike dhe kjo e fundit shërben mirë për propagand&e...