“Të .... robt”/ ME VIDEO- Nxënëset e “Kongresit të Manastirit” në Tiranë kapen prej flokësh, e tërheqin zvarrë shoqen, të tjerët qeshin...
Pamjet janë të rënda por flasin shumë për institucionin arsimor në Shqipëri dhe sjelljen e të miturave mes njëra-tjetrës.
24 Shkurt 2023, 16:44Nga k.m.
Pamje nga përleshja
TIRANË- Një përleshje mes të miturave të shkollës 9vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë janë shpërndarë në rrjetet sociale. Pamjet janë të rënda por flasin shumë për institucionin arsimor në Shqipëri dhe sjelljen e të miturave mes njëra-tjetrës.
Vajzat, të cilat janë të shumta në numër, dhunojnë një shoqen e tyre, tre kundër njërës, të cilën e shtrijnë në tokë dhe e tërheqin zvarrë.
"Të q*va robt moj, lëshoje Melisën! Moj b*******, k*** femër,"-ishin disa nga fjalët e përzgjedhura nga vajzat që maksimumi janë 15 vjeç, e jo më shumë. Por një gjë tjetër që bën përshtypje është fakti që vajzat dhe djemtë e tjerë, me shumë gjasa shokët e klasës, e filmojnë të gjithë skenën me celular. Madje dhe qeshin.