Aktualitet

Vodhën një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, vihen në pranga dy autorët

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.

24 Shkurt 2023, 14:30 Nga k.m.
Vodhën një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, vihen
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vjedhje. Në pranga kanë përfunduar: E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim. Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë

Vodhën një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet, vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit: - E. K., 35 vjeç, dhe R. T., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja", dhe "Shkatërrimi i pronës", kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një laptop dhe dy valixhe me pajisje mjekësore, në një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll