Aktualitet

“Xhelozia nuk është vepër penale”/ Fshehu trupin e shokut, Husa i dënuar më parë, e dashura e akuzoi për përndjekje

Gjykata ndryshoi vendimin për shkak se e dashura e tij e kishte takuar në burg dhe i vendosi masën e arrestit të shtëpisë.

24 Shkurt 2023, 14:26 Nga A.B
“Xhelozia nuk është vepër penale”/ Fshehu trupin e
Madjel Husa dhe Elton Nika

TIRANË- Madjel Husa, 47-vjeçari i arrestuar pasi hodhi trupin e shokut të tij, Elton Tahirit në një përrua në zonën e Bërxullës, ka qënë i dënuar më parë. Ai është dënuar në vitin 2018 me 2 vite burg nga gjykata për përndjekje. Husa u arrestua pas denoncimit të ish të dashurës së tij, e cila ankohej se ai e kërcënonte prej disa muajsh.

Në atë kohë, ai pretendonte se po mbahej në burg për shkak se familja e vajzës, që ishte 20 vite më e vogël se ai, nuk e dëshironte lidhjen e tyre prej diferencës së moshës. Më pas gjykata ndryshoi vendimin për shkak se e dashura e tij e kishte takuar në burg dhe i vendosi masën e arrestit të shtëpisë. Sipas, Madjel Husës historia e dashurisë kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi, por më pas ishin ndarë për shkak të zënkave të shumta për motive xhelozie. Në 2018 ai deklaroi në sallën e gjyqit se xhelozia nuk është vepër penale. 

 “Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, deklaronte në atë kohë Husa.

madjel husa elton tahiri

Sondazh

Poll