Aktualitet

Vdes i riu shqiptar në Itali, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë

Shqiptari i paidentifikuar me emër, ka qenë duke drejtuar makinën e tij tip Fiat Punto, kur për shkaqe nën hetim ka humbur kontrollin dhe është përplasur me parmakun.

24 Shkurt 2023, 14:11 Nga k.m.
Vdes i riu shqiptar në Itali, humbi kontrollin e makinës dhe u
Foto ilustruese

ITALI- Një 33-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Parantoro të Montalto Uffugo, në zonën e Kozencës.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar me emër, ka qenë duke drejtuar makinën e tij tip Fiat Punto, kur për shkaqe nën hetim ka humbur kontrollin dhe është përplasur me parmakun.

Zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke përfshirë shpëtimin me helikopter, por për të riun të ngecur mes llamarinave, nuk mund të bënin asgjë. 33-vjeçari shqiptar, prej disa kohësh jetonte në Montalto ku punonte për një kompani vendase.

itali

Sondazh

Poll