Aktualitet

EMRI/ Tetë kilogramë kanabis dhe kokainë në garazh, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Mësohet se i riu është kapur me 8 kg kanabis në një operacion të kryer nga policia italiane në Sampierdarena.

24 Shkurt 2023, 16:20 Nga I.A
EMRI/ Tetë kilogramë kanabis dhe kokainë në garazh,
Foto Ilustruese

ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Mësohet se i riu është kapur me 8 kg kanabis në një operacion të kryer nga policia italiane në Sampierdarena.

Mediat e huaja bënë me dije se gjatë këtij operacioni ka rënë në pranga 30-vjeçari shqiptar Milantin Dhamo. Lënda narkotike u gjet në garazhin e banesës së 30-vjeçarit shqiptar. Ndër të tjera u sekuestruan edhe njëqind gramë kokainë të pastër.

milantin dhamo arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll