Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e Prokurorisë për 'arrest shtëpie' për 6 efektivët

Në seancën e sotme, Prokuroria kërkonte të mbante në shtëpi efektivët e Policisë së Shtetit me pretendimin se po intimidonin dëshmitarët në këtë proces. Por Gjykata tha se kjo kërkesë është e paargumentuar ligjërisht.

24 Shkurt 2023, 13:08 Nga k.m.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e
Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 6 punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin në detyrë më 21 prill 2021 kur u vra mjeku Pjerin Xhuvani.

Bëhet fjalë për policët Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu, të gjithë të pezulluar nga detyra, por të lënë në gjendje të lirë. Në seancën e sotme, Prokuroria kërkonte të mbante në shtëpi efektivët e Policisë së Shtetit me pretendimin se po intimidonin dëshmitarët në këtë proces. Por Gjykata tha se kjo kërkesë është e paargumentuar ligjërisht.  Avokatja e familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj, policët kishin dijeni për makinën me elementë të armatosur, madje shtoi se policët kishin gjithashtu dijeni që Arbër Paplekaj ishte i armatosur. 

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

ekzekutohet pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit pjerin xhuvani

Sondazh

Poll