Aktualitet

Sot 1 vit nga lufta! Marshim në Tiranë, Ambasadori Shkurov: Ukraina është e mbuluar me gjak, por lufton për nder dhe liri

Volodymyr Shkurov ka dhënë mesazhin e tij për 1 vjetorin e agresionit rus duke thënë se ndonëse e mbuluar me gjak, Ukraina vijon luftën për nder dhe liri.  

24 Shkurt 2023, 12:24 Nga A.B
Sot 1 vit nga lufta! Marshim në Tiranë, Ambasadori Shkurov: Ukraina
Marshimi

TIRANË- Në kuadër të përvjetorit të luftë në Ukrainë, në Tiranë është mbajtur një marshim, ku të pranishëm kanë qenë kryebashkiaku Veliaj, ambasadorja Kim dhe zyrtarë e politikanë të tjerë. Pas marshimit, ata iu janë drejtuar oborrit të Bashkisë, aty ku disa prej tyre mbajtën një fjalim të shkurtër. Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov ka dhënë mesazhin e tij për 1 vjetorin e agresionit rus duke thënë se ndonëse e mbuluar me gjak, Ukraina vijon luftën për nder dhe liri.  

“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke, armë të rënda, predha dhe avion luftarak. Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre në shkallë të lartë ofensive me fokus Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit kanë çliruar thuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë për nderin dhe lirinë. Përgëzoj ukrainasit që jetojnë në Shqipëri. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimin i Shqipërisë në këshillin e sigurisë të OKB për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare. Falënderim edhe për Bashkinë e Tiranës, partitë politike, diplomatët e ambasadave të huaja dhe të gjithë juve të pranishëm për solidaritet ndaj popullit të Ukrainës. Dua të propozoj 1 minutë heshtje”, tha ambasadori i Ukrainës.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi se të gjithë do të qëndrojnë bashkë e të sigurojnë liri e drejtësi pasi Kremlini ka kryer vrasje e tortura në masë të madhe që janë parë nga e gjithë bota. 

"Ne jemi krenarë. Posteri para nesh thotë “Tirana qëndron me Ukrainën” por nuk është vetëm Tirana. Është Shqipëria, SHBA dhe e gjithë bota mbarë që qëndron me Ukrainën. Bota e di dhe e kemi parë. Nuk do të harrojmë vende si Bucha, Kharkiv e Mariupoli, kemi parë raporte tronditëse të torturave, dhunës seskuale, rrëmbimeve, kampeve dhe vrasjet në masë nga Kremlimi, do të sigurohemi që të qëndrojmë së bashku e të sigurojmë liri e drejtësi", tha Kim.

yuri kim marshim me ukrainen

Sondazh

Poll