Aktualitet

VIDEO/ Aksident masiv në Vasil Shanto, përplasen tre makina, 5 persona të plagosur

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Vasil Shantos, ku disa makina janë përplasur.

23 Shkurt 2023, 22:21 Nga I.A
VIDEO/ Aksident masiv në Vasil Shanto, përplasen tre makina, 5 persona
Foto nga aksidenti

TIRANË- Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Vasil Shantos, ku 3 makina janë përplasur. Nga aksidenti kanë mbetur 5 persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.  

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se fajtori është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policsë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.02.2023, në afërsi të Vasil Shantos, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar (larguar nga vendi i aksidentit), ka përplasur automjetet me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

aksident ne vasil shanto

Sondazh

Poll