Aktualitet

VIDEO/ Vranë Pëllumb Islamin, anëtarët e grupit “L” bënin dhe klipe, shfaqeshin mes vajzave e makinave luksoze, kënga: Disa duhet të ikin…

Në mesin e makinave, bie në sy dhe “Jeep”-i me të cilin u arratisën.

23 Shkurt 2023, 19:24 Nga F.M
VIDEO/ Vranë Pëllumb Islamin, anëtarët e grupit
Erlis Salaj, Pëllumb Islami dhe një prej anëtarëve të bandës

GREQI- Grupi ‘L’, i përbërë nga shtatë anëtarë shqiptarë, të cilët janë të shpallur në kërkim për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Pëllumb Islami, bënin edhe videoklipe. Në një pjesë të publikuar nga mediat greke, djemtë shihen të rrethuar nga vajza e makina luksoze, teksa bëhen gati të futen në një klub natë.

“Disa duhet të ikin,”- thuhet në pjesën e një kënge.

Në mesin e makinave, bie në sy dhe “Jeep”-i me të cilin u arratisën. Në këtë mënyrë, përmes klipeve, ata reklamonin jetën e tyre luksoze dhe zhvillonin më tej tregtinë e drogës dhe aktivitetin e prostitucionit.

Tashmë të shtatë janë shpallur në kërkim, ndërkohë që janë identifikuar vetëm dy prej tyre, Erlis Salaj, kapoja i grupit dhe Julian Qose, një prej anëtarëve. Ata u futën në një lokal ku ndodhej dhe Pëllumb Islami, për tu sqaruar me një tjetër grup shqiptarësh. Gjatë konfliktit u përdorën dhe armë zjarri dhe një prej plumbave kapi gabimisht Islamin, i cili ndërroi jetë. Viktima ishte hidraulik dhe nuk kishte aspak lidhje me jetën e grupit problematik.

pellumb islami erlis salaj julian qose vritet pellumb islami

Sondazh

Poll