Aktualitet

Mblidhet KLP, caktohen përkohësisht dy prokurorë në Pukë e Fier, prezent dhe përfaqësuesit e OPDAT

23 Shkurt 2023, 20:02 Nga DOSJA
Mblidhet KLP, caktohen përkohësisht dy prokurorë në
KLP, 23 shkurt 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prani të 11 anëtarëve, e në prezencë të përfaqsuesve të Programit OPDAT.

Gjatë seancës u miratuan aktet si më poshtë:

1.             U miratua procesverbali i Seancës Plenare të datës 07.02.2023.

2.             Vendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.”

3.             Vendimi “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Genci Mane, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.

4.             Vendimet “Për komandimin e 5 (pesë) prokurorëve si Këshilltarë Ligjorë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. Konkretisht u komanduan pranë KLP-së prokurorët: Artur Cara me mandat 1 vjeçar, Gentjan Habazaj, Andi Pogaçe, Armida Moçka dhe Olger Rumnici me mandat 5 vjeçar.  

5.             U miratua “Raporti për analizimin e aftësisë profesionale të zotit Erjon Shqarri”.

6.             U miratuan relacionet “Mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të prokuroreve Ervisa Hyka dhe Suela Beluli, kandidate për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.

7.             U paraqit dhe diskutua“Raporti vjetor-2022 i Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale”.

8.             U paraqit dhe diskutua “Raporti vjetor-2022 i Komisionit të Disiplinës”.

9.             U paraqit dhe diskutua “Raporti vjetor-2022 i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës”.

10.         U miratua duke u futur në seancë plenare me 6 vota, vendimi për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nivelin e pagave të magjistratëve.

11.         Miratimi i projekt-aktit “Për ristrukturimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë” u shty për seancën tjetër me kërkesë të anëtarëve.

Sondazh

Poll