Aktualitet

Bllokohet në malin e Kurcajt në Krujë turisti austriak, policia i shkon në ndihmë

Në urën e Abdyl Agës ai kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal. Policia e ka lokalizuar dhe e ka nxjerrë që aty. 

23 Shkurt 2023, 22:19 Nga F.M
Bllokohet në malin e Kurcajt në Krujë turisti austriak, policia i
Krujë

KRUJË- Një turist austriak është shpëtuar nga policia pasi ishte bllokuar në Krujë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se austriaku, 68 vjeç kishte humbur teksa vizitonte fshatin Kurcaj, Krujë. Në urën e Abdyl Agës ai kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal. Policia e ka lokalizuar dhe e ka nxjerrë që aty. 

Njoftimi: 

Policia e Krujës i erdhi në ndihmë një turisti austriak që kishte mbetur në malin e fshatit Kurcaj, Krujë. Mbrëmjen e sotme, salla operative Krujë, ka marrë njofim se një shtetas austriak (turist) 68 vjeç, duke vizituar në fshatin Kurcaj, Krujë, urën e Abdyl Agës, kishte ngatërruar rrugën dhe kërkonte ndihmën e Policisë, pasi ishte ngjitur në mal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit janë nisur menjëhere për ti arrdhur në ndihmë. Rreth orës 21:00, shërbinet e Policisë, mundën të lokalizojnë vendndodhjen e 68-vjeçarit, i cili ishte në gjendje të mirë shëndetësore. 68-vjeçari ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin në kohë dhe ndihmën e dhënë.

turisti ne kruje

Sondazh

Poll