Aktualitet

Merr flakë kamioni me bimë mjekësore në Lushnje, shoferi shpëton mrekullisht

Drejtuesi i mjetit ka zbritur nga makina sapo ka vënë re tymin dhe ka shpëtuar mrekullisht.

23 Shkurt 2023, 20:00 Nga F.M
Merr flakë kamioni me bimë mjekësore në Lushnje, shoferi
Lushnje

LUSHNJE- Një kamion i ngarkuar me bimë mjekësore ka marrë flakë. Mësohet se fillimisht zjarri është ndezur në motorin e kamionit në rrugën “Sabri Kosturi” në Lushnje.

Drejtuesi i mjetit ka zbritur nga makina sapo ka vënë re tymin dhe ka shpëtuar mrekullisht. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

merr flake kamioni ne lushnje

Sondazh

Poll