Sport

PROJEKTI! Real Madridi plus 11 të tjera nga Europa: Ja kush do ta marrë pjesë në Kupën e Botës së ardhshme për Klubet...

Hipotezat për zgjedhjen e skuadrave që do të marrin pjesë në garën botërore të vitit 2025 midis klubeve kanë filluar të marrin formë.

23 Shkurt 2023, 14:55 Nga DOSJA
PROJEKTI! Real Madridi plus 11 të tjera nga Europa: Ja kush do ta

ZVICER - Dihet që do të jenë 32 skuadra , dihet nënndarja sipas kontinentit (12  europiane, 6 amerikano-jugore, 4 aziatike dhe po aq afrikano-amerikane, 1 nga Oqeania plus një tjetër nga vendi organizator), mund të imagjinohet formati.

Pra 8 grupe nga 4 skuadra, dhe më pas eliminimi direkt, duke filluar nga raundi i 16-të, supozohet se edicioni i parë mund të organizohet nga Shtetet e Bashkuara. Për pjesën tjetër, kampionati i ri botëror për klube, i vendosur nga FIFA, i cili do të nisë në vitin 2025, mbetet mister. 

Gazeta autoritare angleze 'Times' hedh disa hipoteza për zgjedhjen e formacioneve europiane. Sigurisht që do të jenë 4 fituesit e Champions League nga viti 2022 deri në 2025. Po 8 të tjerat? Asgjë nuk është e sigurt për momentin, duke qenë se po zhvillohen diskutime mes FIFA-s, UEFA-s dhe Shoqatës Europiane të Klubeve për të diskutuar sistemin më të mirë të përzgjedhjes. 

Hipoteza më e mundshme, sipas gazetës angleze, do të ishte përdorimi i pozicionit në renditjen e UEFA-s. Kushti i vetëm është tavani i dy klubeve për çdo vend, por fituesit e Champions League nuk hyjnë në numërimin e 8 të përzgjedhurve. Pra, Spanja ka ende dy vende, pavarësisht pranisë së Realit. 

Për momentin skuadrat që do të zgjidheshin në bazë të renditjes aktuale do të ishin: Manchester City, Liverpool, Bayern Munich, Borussia Dortmund, PSG,  Barcelona, ​​Juventus dhe Ajax. 

Megjithatë, çdo zgjedhje është e detyruar të shkaktojë diskutime, pasi shumë mendojnë se është më e përshtatshme të mbështetemi te 4 fituesit e të gjitha kupave (Champions, Europe dhe Conference League) në periudhën katërvjeçare, duke u mbështetur në renditjen e klubeve, vetëm në rast se një ose më shumë ekipe duhet të fitojnë dy ose më shumë trofe nga viti 2022 deri në 2025.  

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll