Aktualitet

Opozita sot protestë para parlamentit! Mbi 700 efektivë, “Shqiponja”, RENEA dhe FNSH në gatishmëri

Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.

23 Shkurt 2023, 08:45 Nga A.B
Opozita sot protestë para parlamentit! Mbi 700 efektivë,
Policia

TIRANË- Partia Demokratike do zhvillojë ditën e sotme protestën e radhës para parlamentit, para nisjes së seancës së radhës plenare në orën 10:00. Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm. Mbi 700 efektivë policie do të jenë në gatishmëri përballë parlamentit. 

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Protesta pritet të nisë para orës 10:00, kur një grup protestuesish do të nisen nga selia blu për të marshuar drejt kuvendit me në krye kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Protestës pritet t'i bashkohet dhe kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta./Dosja.al

protesta e pd 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll