Politike

'Urgjentisht të ngrihet komisioni 'McGonigal''/ Boçi: Rama si Enver Hoxha, ndërpret marrëdhëniet me SHBA

Deputeti Luçiano Boçi kërkoi që të ngrihet urgjentisht komisioni për çështjen 'Rama-Mcgionigal'. 

23 Shkurt 2023, 10:28 Nga A.B
'Urgjentisht të ngrihet komisioni 'McGonigal''/
Luciano Boci

TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me debat. Sërish, edhe sot deputetët e opozitës krijuan zhurmë dhe bllokim të foltores, pasi kërkojnë që të zhvillohet mocioni me debat për çështjen 'Rama-Mcgonigal'. Deputeti Luçiano Boçi kërkoi që të ngrihet urgjentisht komisioni për çështjen 'Rama-Mcgionigal'. 

Nikolla: Për ndrshimin e rendit të ditës për sot, përfshirjen si pikë të parë mocionin me debat 'Rama-Mcgonigal', Kuvendi merr vendimin jo më pak se tre të 5 e deputetëve të pranishëm. Propozuesi diskuton jo më pak se 3 min.

Boçi: Pamjet e shëmtuara për të mos lejuar deputetët përsëriten. Ata kërkuan që të jenë prezentë në mbledhjen e Byrosë, ju urdhëruar gardën që të mos të futen. Neni 65 e përcakton qartë se deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent. Si është ky kështu, nga një kryeministër tradhtar. Kemi kërkuar që nga java tjetër seancë pyetjes e përcaktuar nga nenet që kryeministri të jetë prezent. Komisionet hetimore  jnë të qarta, e dyta për Ramën nga 48 deputetë. Ata na mbajën dhe na shkelin këtu dhe na tregon rregulloren dhe më përjashton. 

Pse e shkelni ju Kushtetutën, pse e shkelni nenin 35? Kush është ai që del në studio televizive dhe thotë që unë nuk ngrej komisione hetimore. Të paktën ti ushtro autoritetin tënd. I harruat ato rublat, po po mbaroi koha, zgjate dhe pak. Cfarë ka bërë Rama, asgjë më shumë asgjë më pak se Enver Hoxha duke ndërprerë marrëdhëniet me SHBA. Ndërkohë që ju vazhdoni të njëjtën histori. Rama ka goditur sigurinë e SHBA, duke korruptuar agjentin e FBI. Kërkesa jonë është urgjente që të ngrihet ky komision, mos vazhdoni më me këtë turp. Lufta juaj e përditshme është kryeministër turpin tënd të përditshëm na e fal sot. 

seance plenare 23 shkurt 2023 luciano boci

Sondazh

Poll