Politike

'O Luçi shiko pak ata...!'/ Bujar Leskaj SKANON Gardën, i tregon Boçit: E them nga mendja ime. Të dy kërkojnë konfirmim nga Noka: O Flamur...

Sipas tij, përveç Gardës së Republikës, për të mbajtur deputetët larg kishin thirrur edhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Shqetësimin ia ndau Luçiano Boçit, i cili kërkoi ndihmë nga Flamur Noka. 

23 Shkurt 2023, 10:32 Nga k.m.
'O Luçi shiko pak ata...!'/ Bujar Leskaj SKANON Gardën, i
Momenti i kontrollit

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë filmuar pak nga momenti kur kanë hyrë për në sallën e Kuvendit. Teksa po kontrolloheshin në hyrje, demokrati Bujar Leskaj ka ngritur një dyshim që e ka ndarë me kolegët e tij, por pa e ditur që po filmohej. Sipas tij, përveç Gardës së Republikës, për të mbajtur deputetët larg kishin thirrur edhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Shqetësimin ia ndau Luçiano Boçit, i cili kërkoi ndihmë nga Flamur Noka. 

PJESË NGA BISEDA MES DEPUTETËVE:

Bujar Leskaj: O Luçi shiko pak ata në radhë të parë, më duket janë të Policisë.
Luçiano Boçi: Ashtu ë? Të thanë ty?
Bujar Leskaj: Po them unë nga mendja ime...
Luçiano Boçi-një gardisti: Të Gardës janë ata?
Bujar Leskaj: Po jo do të thotë ai, çdo thotë?!
Luçiano Boçi: O Flamur...

seance plenare 23 shkurt 2023 protesta e pd 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll