Politike

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e 6 deputetëve të PD, Bylykbashi: Regjim fashist, nuk ka seancë normale pa "McGonigal"

Jashtë Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e quajti këtë një vendim të fashist të maxhoirancës që synon të pengojë ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

23 Shkurt 2023, 10:29 Nga k.m.

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e 6 deputetëve

TIRANË- Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të pezulluar vendimin për përjashtimin nga seanca plenare e kësaj të enjteje. Në mbledhjen e sotme, pak para nisjes së Kuvendit, Byroja vendosi lënien në fuqi të vendimit të sekretariatit të etikës per përjashtimin e 6 deputetëve.

Jashtë Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e quajti këtë një vendim të fashist të maxhoirancës që synon të pengojë ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

“Me një vendim fashist parlamenti dhe maxhoranca përjashtuan deputetët e opozitës, kjo është në vazhdën e përjashtimeve të seancave të fundit, vetëm sepse kërkojnë një të drejtë kushtetuese të ngritjes së Komisionit Hetimor për të hetuar skandalin McGonigal. Opozitës i lejohet që të kontrollojë qeveriunë dhe maxhorancën me çdo instrument. Kemi kërkuar Komision Hetimor për të hetuar skandalin më të madh. Kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e pisët e Ramës në këtë aferë që synon shkatërrimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Kemi kërkuar këtë të drejtë kushtetuese prandaj jemi përjashtuar. Kemi vendosur që të mos kemi seanca normale pa u garantuar e drejta e shqiptarëve. Ja ku është sot vendimi i Byrosë,"- tha Bylykbashi.

Deputetja Greta Bardeli, ishte ajo e cila u përjashtua më pak ditë se gjithë të tjerët, vetëm 3 ditë. Ndërkohë që deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Sorina Koti u përjashtuan me 10 ditë. 5 ditë u përjashtua edhe deputetja Linditia Metaliaj.

oerd bylykbashi seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll