Bota

Shkatërrohen karnavalet në Brazil/ Shembet ura me 100 kalimtarë, zhduket nëna dhe foshnja e saj

Momenti i shembjes së saj është kapur nga një grup i kalimtarëve të rastit, ku shihen se kabllot e çelikta fillimisht këputen dhe më pas shembet e tërë ura.

23 Shkurt 2023, 08:42 Nga a.l
Shkatërrohen karnavalet në Brazil/ Shembet ura me 100 kalimtarë,
Brazil

BRAZIL- Karnavalet në Brazil janë kthyer në një ngjarje të frikshme. Një urë mbi lumin Mampituda është shembur teksa në të po kalonin mbi 100 qytetarë. Mediat e huaja raportojnë se, shembja e urës ndodhi derisa pjesëmarrës të shumtë që kishin shkuar për të marrë pjesë në karnavalin e Brazilit, kalonin në urën mbi lumin Mampituba.

Momenti i shembjes së saj është kapur nga një grup i kalimtarëve të rastit, ku shihen se kabllot e çelikta fillimisht këputen dhe më pas shembet e tërë ura. Që të gjithë personat që ishin në urë, kanë përfunduar në lumë, ndërsa një nënë dhe foshnja e saj akoma po konsiderohen si të zhdukur.

Sipas ekipeve të shpëtimit ata edhe mund të jenë të vdekur, por se akoma nuk janë gjetur trupat e tyre. 

permbytje ne brazil

Sondazh

Poll